Kupa e Shqiperise

Bifsha: Kualifikim i merituar, Kupa është objektivi ynë

Në mungesë të Shpëtim Duros, të pezulluar për 2 javë nga Komisioni i Disiplinës, Flamurtari i drejtua nga zv.Trajneri Petraq Bifsha, në çerekfinalen e kthimit, ndaj Partizanit, ku arriti edhe kualifikimin.

“Normalisht që nuk ishte një ndeshje e lehtë, qoftë edhe për faktin që kishim përballë një kundërshtar mjaft të fortë. Gjithsesi, mendoj se u organizuam mirë dhe kontrolluam lojën, duke marrë kualifikimin. Tani presim shortin dhe do luftojmë shumë për të marrë kupën, por pa harruar edhe ecurinë në kampionat. Partizani nuk kishte çfarë të humbiste dhe u angazhua maksimalisht, pasi luante të vetmin objektiv që i kishte mbetur”, u shpreh Petraq Bifsha.

Flamurtari tani do të presë shortin për të njohur kundërshtarin në gjysmëfinale, ndërsa Bifsha thekson se të 4 skuadrat janë shumë të forta dhe se nuk ka preferenca.

“Të gjitha skuadrat që kanë ardhur këtu, kanë ardhur me meritë dhe janë shumë të forta, ndaj nuk kemi asnjë preferencë. Ne do të bëjmë maksimumin për të fituar këtë trofe, por edhe për të bërë një ecuri të shkëlqyer në kampionat, pasi organika na lejon të pretendojmë”, u shpreh zv. Trajneri i Flamurtarit.

To Top