Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Big Brother VIP2/ “Team” Luizi fiton “La Casa de Quiz”, zbuloni dhuratën për fituesin (video)

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”.

Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur një “quiz” për dy skuadrat e formuara nga banorët e Big Brother VIP2, të ndarë si më poshtë:

Skuadra e kuqe: Luizi, Kejsi, Gerti, Antoneta, Jori, Visi, Deamishel (Luizi kapiten).

Skudra e zezë: Kiara, Kristi, Fotini, Olta, Qetësori, Lorenci, Nita (Qetësori kapiten).

Skuadra fituese e “quiz”-it do të kishte mundësinë për të ndjekur “live” ndeshjen e parë kualifikuese të Shqipërisë për Euro 2024 me Poloninë në Varshavë.

Gara mes skuadrave ishte e fortë, por në fund triumfoi skuadra e kuqe, me kapiten Luizin, që, edhe pse gaboi e para, diti të rikuperonte pikë të rëndësishme të serinë e katërt dhe të pestë të pyetjeve, duke fituar në fund me rezultatin 25 me 20.

Pyetjet ishin relativisht të thjeshta dhe lidheshin me momente pikante të përfaqësueses kuqezi.

“Gafa” e Qetësorit, që, edhe pse është vlonjat, nuk ia mbajti mend emrin ish-kapitenit Skela (Ervin), ishte ndoshta momenti që përcaktoi fituesin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...