Itali

“Big Rom është rikthyer”! Tani është zyrtare, Lukaku prezantohet te Inter dhe premton gola

Romelu Lukaku ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore dhe ka zyrtarizuar rikthimin e tij te Inter. Belgu dështoi të përmbushte pritshmëritë në Londër me klubin e Chelsea dhe tashmë ka veshur sërish fanellën zikaltër me të cilën shkëlqeu duke u shpallur edhe kampion i Italisë. Në fjalët e tij të para si lojtari më i ri i italianëve, sulmuesi premton se do të shënojë shumë gola.

“U riktheva dhe në fakt jam shumë i lumtur të jem sërish këtu. I falenderoj të gjithë për besimin, unë ju premtoj se do të realizoj shumë gola. Faleminderit që më mirëprisni sërish këtu dhe Forza Inter”, thekson Lukaku. Për të rikthyer sërish Lukakun në Milano, Inter shpenzoi tetë milionë euro teksa 29-vjeçari vjen falë formulës së huazimit.

Ndërkaq, tejet entuziast për Lukakun u shfaq edhe presidenti Interit, Zhang i cili nga tarraca e Inter HQ theksoi se “Big Rom” është rikthyer dhe duket sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency