Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

“Big Three” shkatërrojnë Nuggets, 76ers dominojnë Timberwolves

Spektakël në “Pepsi Center” të Denverit në përballjen për kreun e Konferencës së Perëndimit në NBA. Golden State Warriors u dhanë një leksion basketbolli Denver Nuggets me rezultatin e thellë  111-142, falë një periode të parë me plot 51 pikë të shënuara nga kampionët në fuqi, duke thyer rekordin e Phoenix Suns të arritur më 10 nëntor të 1990-ës me 50 pikë. Merita ishte e tëra për “Big Three”, Durant-Thomson-Curry, që vetëm në këtë 12-minutësh realizuan respektivisht 17, 12 dhe 12 pikë. Ndërsa me rënien e sirenës për përfundimin e takimit Durant regjistronte në total 27 pikë, ndërsa Curry e Thompson nga 31 secili.

Fitore edhe më e thellë e Philadelphia 76ers 149-107 ndaj Minnesota Timberwolves, takim ku spikatën veçanërisht Joel Embiid me 31 pikë e 13 “rebound” e Ben Simmons me 20 pikë, 10 asiste dhe 11 “rebound”. Mbetën në hije “yjet” e Timberwolves, Karl-Anthony Towns me vetëm 13 pikë e po ashtu edhe Derrick Rose me 15 pikë.

Edhe Milwaukee Bucks shpërtheu me një fitore të thellë 124-86 ndaj Miami Heat. Një provë forcë kjo nga skuadra e drejtuar nga Budenholzer, që nuk kishte nevojë as për Antetokounmpon në formë të shkëlqyer për të shkatërruar me +38 pikë kundërshtarët nga Florida.

Humbje e thellë e Oklahoma City Thunder në parketin e Atlanta Hawks 142-126. Edhe pse kishin në përbërje pikëshënuesin më të mirë, Russell Westbrook, që realizoi 31 pikë, dha 11 asiste dhe kontrolloi 6 topa poshtë koshit, Thunder lanë për të dëshiruar në fazën mbrojtëse, duke u ndëshkuar me 45 pikë vetën në periodën e dytë. As 24 pikët e Paul George nuk mjaftuan për të ndryshuar rrjedhën e lojës, pasi në periodën e fundit Hawks, të udhëhequr nga Collins me 26 pikë në total, i dhanë goditjen përfundimtare Oklahomas.

Fitore e lehtë edhe për Indiana Pacers përballë Phoenix Suns me rezultatin 131-97, ndërsa Los Angeles Lakers u kthyen te suksesi, pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Chicago Bulls 107-100 edhe pa shërbimet e LeBron James, që vijon të jetë i dëmtuar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...