Serie A

Biglia: Derbi mund të na ndryshojë sezonin, Andre Silva një Van Basten i ri

Pasi siguroi kualifikimin me Argjentinën në Botërorin Rusi 2018, Lucas Biglia është gati të luajë derbin e tij të parë të Milanos. Mesfushori ka karikuar ambientin kuqezi me deklaratat e tij në pritje të sfidës ndaj Interit që do të luhet mbrëmjen e kësaj të diele. “ Është një ndeshje që mund të na ndryshojë sezonin, ashtu si Argjentina që nuk mund të gabonte ndaj Ekuadorit edhe Milani nuk mund ti lejojë vetes një tjetër hap fals, duhet të fitojmë ndaj Interit pasi nuk mund të humbasim pikë të tjera”, theksoi Biglia.

Më pas mesfushori argjentinas thuri elozhe për Andre Silvën, duke nënvizuar se sulmuesi portugez ka shumë potencial dhe mund të jetë një Marco Van Basten i ri për Milanin.

To Top