Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bilanc pozitiv i Begejës, tani Teuta shpreson

Ardhja e Gentjan Begejës në krye të Teutës ka rezultuar e goditur për klubin durrsak, pasi rezultatet, por edhe loja i japin të drejtë zgjedhjes së bërë. Ish sulmuesi Teutës nuk ka pasur mundësinë për të ndryshuar diçka në emra, pasi merkato ishte e mbyllur, por ka ndryshuar shumë me lojtarët në dispozicion.

Që nga debutimi i tij në kampionat, më 19 shkurt në transfertën e “Loro Boriçit”, ndaj Vllaznisë, djemtë e detit kanë grumbulluar 12 pikë në 8 javë, duke koleksionuar 1.5 pikë për ndeshje, ndërkohë që mesatarja në 18 javët paraardhëse ishte 0.9 pikë për ndeshje.

Begeja ka arritur të përmirësojë si sulmin ashtu edhe mbrojtjen, duke hedhur në fushë një skuadër më të balancuar, pasi në 8 javët e drejtimit të tij, skuadra ka shënuar 10 dhe pësuar po 10 gola, ndërkohë që regjistron një golavarazh të përgjithshëm 32 gola të shënuar dhe 40 të pësuar.

Që në marrjen e detyrës, trajneri i djemve të detit tregoi se ilaçi për të përmirësuar skuadrën ishte injektimi i besimit, por dhe i mentalitetit fitues. Falë kësaj ecurie, sot Teuta, që disa javë më përpara dukej në një situatë të pa shpresë, sheh dritë në fund të tunelit, dhe mbijetesa nuk duket më një mision i pamundur.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...