Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Bilanc pozitiv/ Të pamposhtur ndaj Estonisë, kuqezinjtë synojnë fitoren në “Air Albania”

Shqipëria do të përballet me Estoninë sot (18:00). Takimi miqësor do të luhet në “Air Albania” dhe do të transmetohet në Supersport 2.

Edi Reja ka bërë ndryshime të shumta pas paraqitjeve zhgënjyese në dy takimet e Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, në të cilët morëm vetëm një pikë.

Trajneri italian ka ftuar disa lojtarë të rinj si Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni, Kevin Haveri dhe Adrian Bajrami.

Ndaj Estonisë do të luajmë për herë të katërt. Asnjëherë më parë nuk jemi ndeshur me ta në ndeshje zyrtare, por vetëm në miqësore.

Sfida e parë përkon në vitin 2003. Kuqezinjtë fitonin 2-0 në kryeqytetin shqiptar falë golave të Adrian Aliajt dhe Alban Bushit.

Një vit më pas dilnim të pamposhtur nga transferta estoneze (1-1), me golin kuqezi që e realizonte Adrian Aliaj.

Ndeshja e fundit është luajtur në vitin 2009, sërish në transfertë. Dueli përfundoi në barazim të bardhë 0-0.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...