Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Bilanci i fazës së tretë/ Kastrioti dhe Egnatia në rritje, Laçi humbet shumë

Java e 27-të shënoi edhe fundin e fazës së tretë, me kampionatin që tashmë futet kështu në sprintin final të edicionit.

Me mbylljen e fazës së tretë është edhe momenti për të ndërtuar një bilanc të asaj çfarë prodhoi kjo fazë, ndërsa në këtë bilanc, vetëm 4 skuadra kanë bërë progres nga faza e kaluar.

Ashtu si në dy të parat, Tirana nuk ndryshon asgjë, përsëri 20-të pikë, e vetmja skuadër që ka ruajtur stabilitetin, pasi në secilën prej tre fazave ka grumbulluar nga 20-të pikë.

Risia në nëntë javët e fundit është Kastrioti, plotë 19 pikë, një më pak se “bardheblutë”, duke vendosur kështu një rekord, pasi krahasuar me fazën e dytë, krutanët kanë koleksionuar 12 pikë më shumë, duke bërë një rritje të jashtëzakonshme. Akoma dhe më shumë nëse e krahasojmë me fazën e parë, me Kastriotin që pas nëntë javëve të para kishte koleksionuar vetëm 5 pikë.

Skuadra tjetër që ka një progres është Egnatia, me 9 pikë më shumë se faza e dytë, duke u rikthyer deri diku në “shinat” e periudhës së parë. Pikërisht këto dy skuadra i kanë dhënë tonin e duhur kampionatit në zonën e mbijetesës. Skuadra tjetër që ka pësuar një rritje të lehtë është Partizani, që në fazën e tretë ka 3 pikë më shumë se ajo e kaluara dhe 7 më shumë se faza e parë. Në fund, Teuta, skuadra e tjetër që këtë bilanc të tretë e ka mbyllur në rritje dhe pse shumë të vogël, me 1 pikë më shumë se faza e dytë, por ka humbur 2 pikë krahasuar nga e para.

Skuadra që ka humbur më shumë në nëntë javët e fundit është Laçi, plotë 10 pikë krahasuar me fazën e dytë, por pavarësisht “rënies së lirë”, kurbinasit qëndrojnë në vendin e dytë dhe pse tani shumë larg Tiranës dhe titullit kampion. Me humbje e mbyll këtë bilanc të tretë edhe Vllaznia, që fazën e fundit ka koleksionuar vetëm 9 pikë, duke humbur po 9 pikë krahasuar me fazën e dytë, ndërsa verilindorët e Kukësit, e mbyllin këtë periudhë me 1 pikë më pak se faza e dytë.

Pas 27-të javësh, Dinamo dhe Skënderbeu mbyllin klasifikimin dhe të dyja skuadrat kanë humbur nga 5 pikë krahasuar me fazën e dytë, duke marrë vetëm 4 pikë në nëntë ndeshjet e fundit, diçka që ka rënduar më shumë “blutë” e kryeqytetit të cilët janë në krizë rezultatesh. Skënderbeu ndryshoi trajektoren në javët e fundit, duke “zbutur” humbjet e kësaj faze në tre javët e fundit, me tre barazime që nga ardhja e Skënder Gegës në krye të skuadrës.

Një fazë larg “finishit”, nëntë javë nga fundi dhe tani luhet me llogari, me fazën e fundit që premton shumë, pasi gjithçka mbetet e hapur sa i përket zonës europiane dhe mbijetesës, duke distancuar për momentin vetëm Tiranën që “shtegton” drejt titullit kampion e vetme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...