Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Bilanci i “luftës” në rrugët e Tiranës, 19 efektivë të plagosur, rreth 80 italiane kthehen mbrapsht

Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka bërë bilancin e “viktimave” të përplasjeve të dhunshme të një ditë më parë në rrugët e Tiranës, ku ka patur të dëmtuar si nga tifozët, të huaj dhe shqiptarë, ashtu edhe nga forcat e rendit. Janë 19 efektivë policie të plagosur, të cilët kanë marrë trajtim në spital, ndërsa nga radhët e fansave kanë kërkuar ndihmën e mjekëve 10 persona, mes tyre 5shqiptarë.

“Policia ka marrë masa jo vetëm për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe të aktiviteteve që do zhvillohen në kryeqytet. Gjatë mbrëmjes së djeshme, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit për të tentuar përplasjen me tifozët kundërshtare. Policia ndaloi tifozët e Feynoordit, të cilën në mënyrë të dhunshme goditën policët.

Një grup tjetër i skuadrës së Romës, u përplas me shërbimet e policisë. Si pasojë e dhunës janë lënduar 19 punonjës të policisë së shtetit, si dhe janë dëmtuar 4 automjete të policisë.

Në spital 10 shtetas, 5 shqiptarë 3 italianë dhe 2 holandezë.”

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kthyer mbrapsht drejt Italisë rreth 80 tifozë problematikë. Identifikimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Interforcën dhe Ambasadën Italiane.

Të shoqëruar nga policia ata kanë mbërritur në port pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Në pritje të tyre, trageti i linjës Durrës-Bari është nisur me afro 6 orë vonesë, rreth orës 05.00 të së mërkurës.

Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë erdhi pas akteve të dhunshme të tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit, si një reagim i shpejtë për të siguruar një ndeshje sportive larg akteve të dhunës dhe tensionit që po karakterizon këtë ndeshje të madhe europiane. Mbajtja larg e elementëve të rrezikshëm është konsideruar si zgjidhje për vënien nën kontroll të situatës dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas ndeshjes.

Gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijnë në Durrës të tjerë tifozë me tragetet e Barit dhe Ankonës, ndërsa në port ka prani të shtuar të forcave policore.

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...