Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bilanci i merkatos, Tirana dhe Partizani “fotokopje” në lëvizje

Janari konsiderohet si periudha ku skuadrat rregullojnë gabimet e hasura në pjesën e parë të sezonit, por ky janar më shumë se riparues disa prej ekipeve të Abissnet Superiore i ka dobësuar ndjeshëm. Dy skuadrat e kryeqytetit humbën nga tre lojtarë shumë të rëndësishëm.

Partizani duhet të bëjë në vijim pa shënuesin më të mirë të ekipit, Xhuljano Skukën, i cili u transferua në Francë te Metz, pa kapitenin Eneo Bitri, i cili kaloi në Çeki te Banik Ostrava dhe pa fantazistin Arinaldo Rrapaj, i cili do të jetë pjesë e gjigantëve bullgarë të Ludogorets.

Tre largime të rëndësishme që natyrisht i dobësojnë të kuqtë. Në anën tjetër, edhe Tirana humbi Redon Xhixhën, i cili me 11 gola ishte shënuesi më i mirë i kampionatit. 24-vjeçari zgjodhi të vijojë karrierën tek Qarabag në Azerbajxhan, kapiteni Marsel Ismajlgeci shkoi tek Zrinjski në Bosnje, ndërsa edhe Vesel Limaj, i cili mbante numrin 10, u largua drejt Rumanisë tek ekipi i Hermnestadt.

Bardheblutë humbën dhe Sherif Kallakun, i cili u rikthye te Teuta, ashtu siç “Demat” larguan Matej Cvetanovskin. Sa i takon afrimeve, të kuqtë siguruan shërbimet e Christian Mba duke paguar 180 mijë euro tek Trepca 89, ndërkohë që Tirana afroi Kristal Abazajn duke i ofruar një kontratë të majme.

Sa i takon lëvizjeve të tjera, Partizani mori krahas sulmuesit nigerian edhe Fabian Shahaj, Sabit Bilali, Mario Beshiraj e Remzifaik Selmani, ndërsa tek bardheblutë përveç Abazajt u prezantuan dhe Regi Lushkja e Rimal Haxhiu.

Deri në këtë pikë të kampionatit, Partizani dhe Tirana duken dy skuadrat pretendentet për titullin kampion, ndërkohë që në merkaton e janarit mund të thuhet se kanë qenë në të njëjtin nivel. Dueli i tyre në merkato duket i ekuilibruar, ashtu siç pritet dhe lufta për titullin kampion.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...