Kombëtare

Bilanci i Rejës në stolin e Shqipërisë, Islanda vendos nga do të anojë peshorja

Edi Reja mori drejtimin e Shqipërisë më 19 prill të vitit 2019 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në nëntor të këtij viti me Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa deri tani është ulur në pankinën kuqezi për plot 33 ndeshje.

Rezultatet nuk kanë qenë aspak në favor të veteranit italian, që numëron 13 fitore, po kaq humbje dhe 7 barazime, teksa sfida me Islandën mund të prishë balancën mes suksesit e disfatës.

Ashtu si rezultatet, edhe golavarazhi i Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e Edi Rejës është i balancuar, me 40 gola të shënuar dhe 39 të pësuar, ndërsa mesatarja e pikëve është 1.39 për ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency