Serie A

Bilanci “kinez” i Milanit, rezulton me 126 milionë euro humbje

Asambleja e Aksionerëve e Milanit do të mblidhet më 25 Tetor, vetëm 4 ditë pas derbit, për të miratuar bilancin e vitit të parë dhe të vetëm të kinezit Yonghong Le.

Ajo që vihet re nga bilanci i përfunduar tashmë, është një humbje prej 126 milionë eurosh, 53 milionë euro më tepër sesa humbja në bilancin e një viti më parë.

Bilanci përfshin periudhën 1 korrik 2017 – 30 Qershor 2018, dhe shënon rritje të të ardhurave nga 212, në 255 milionë euro, por njëkohësisht janë rritur me gati 23 % edhe shpenzimet.

Kujtojmë që kinezi Yonghong Le dështoi të paguajë këstin e radhës te fondi amerikan Elliot, që kishte sponsorizuar blerjen e Milanit dhe klubi kuqezi kaloi pikërisht në duar e këtyre të fundit.

To Top