Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Bild” e akuzon, Rashford “bën avokatin” e Ronaldos!

Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë të flitet për të. Këtë herë jo për agjërimin e golave, që për fat e prishi në sfidën e fundit të Manchester United kundër Brighton, por për ambientin negativ që sipas disa mediave ka krijuar në brendësi të dhomave të zhveshjes. E përditëshmja gjermane Bild, pretendon diçka të tilë pasi foli për një përcarje mes lojtarëve anglezë të Manchester United me Ronaldon.

Sipas saj kjo ka ardhur nga disa sjellje të pesë herë fituesit të Topit të Artë që dëshiron të ndiejë brenda grupit një peshë më të madhe se anglezet të bashkëatdhetarëve të tij portugezë Bruno Fernandez dhe Dalot.

Sipas medias gjermane, personazheve si Maguire dhe Rashford nuk ju kanë pëlqyer disa situata, dhe për këtë arsye është krijuar një përçarje në brendësi të skuadrës. Hipotezë kjo që vetë lojtarë të United nxituan ta përgënjeshtrojnë. Diçka të tillë e bëri sulmuesi anglez Marcus Rashford, që ju përgjigj akuzave publikisht në rrjetet sociale. Në llogarinë e tij në Tëitter, Rashford publikoi lajmin që bënte fjalë për përçarjen e skuadrës duke u shprehur, “këtë po e shpikni”, me sulmuesin që vazhdon “Ju lutem, boll kërkuat të krijoni përçarje”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...