Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bild “turbullon” Milanin para derbit: Në pankinë pritet ish trajneri i Leipzig

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një lajm të bujshëm në lidhje me klubin i Milanit, pasi ka raportuar se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të vazhdojnë me Piolin edhe vitin e ardhshëm dhe po negociojnë për t’ia besuar punën gjermanit Ralf Rangnick.

Ky i fundit ka një eksperiencë se trajner dhe Drejtor Sportiv te skuadra gjermane e Red Bull Leipzig, të cilën e ngjiti në Bundesligë dhe më pas shërbeu në ngritjen në nivele të larta, ndërsa aktualisht bën rolin e vëzhguesit për dy klube të tjera në pronësi të kompanisë austriake të pijeve energjike.

Sipas “Bild” negociatat mes palëve kanë avancuar dhe pritet që verën e ardhshme Rangnick të zëvendësojë Piolin dhe Frederic Massarën, që është aktualisht Drejtori Sportiv u klubit, por që emri i është lakuar shumë pak.

Tekniku gjerman do të vijë me dorën e lirë për të bërë vetë merkaton dhe për të ndërtuar një skuadër që do të pretendojë një vend në zonën Champions të renditjes, ndërsa nga organika aktuale pritet të shpëtojnë një pjesë e mirë e futbollistëve me moshë të re.

Kujtojmë që Milani e nisi sezonin me Marco Giampaolon në pankinë, të cilin e shkarkoi pas disa javësh dhe ia besoi stolin Stefano Piolit, që nuk është se bëri ndonjë gjë për t’u veçuar, deri në momentin që në skuadër erdhi suedezi Zlatan Ibrahimovic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...