Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bind Valencia e Gattusos, Celta Vigo në “krizë”

Valencia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në “Mestalla”, përballë Celta Vigo në javën e gjashtë të La Liga.

Skuadra e Gattusos dominoi pjesën më të madhe të takimin, ndërsa në fraksionin e parë vendosi një gol i Castillejos në minutën e 37’.

Pjesa e dytë nisi në malore për miqtë, pasi Cervi u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 59’. Vendasit shfrytëzuan në maksimum superioritetin numerik, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 82’ me autor Marcos Andre. “Firmën” e fundit në këtë sfidë e vendosi Almeida në minutën e 90+3’.

Pas këtij suksesi Valencia shkon në kuotën e 9 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Celta Vigo renditet në vendin e 13-të me 7 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...