Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Bindja e trajnerit të Kombëtares: Napoli fiton edhe Champions League

Napoli po dominon Serie A dhe fitimi i titullit kampion është vetëm çështje kohe duke llogaritur 18 pikët diferencë me ndjekësit.

Fokusi është në Champions League, kompeticion ku skuadra e Spallettit është shumë afër kalimit në raundin çerekfinal.

Napoli fitoi 0-2 përballë Eintracht Frankfurt në Gjermani. Sfida e kthimit do të zhvillohet në “Diego Maradona” të mërkurën e 15 marsit.

Trajneri i kombëtares së Nigerisë, Jose Peseiro mbushi plot elozhe italianët, duke theksuar se nuk sheh rivalë më të fortë në Europë.

Unë mendoj se Napoli, përveç fitimit të kampionatit italian, mund të synojë edhe triumfin në Champions League.

LEXO EDHE:

Them kështu sepse për momentin nuk shoh ndonjë skuadër superiore krahasuar me të tjerat. Sigurisht që ka skuadra plot kampionë si Reali i Madridit dhe Bayern Munchen.

Ata janë favoritë për fitimin e Champions League, por nuk i cilësoj të pamposhtur.

18 pikët diferencë i mundësojnë Spallettit të menaxhojë mirë forcat deri në fund.

Por ka rëndësi të madhe që lojtarët vendimtarë si Osimhen dhe Kvaratskhelia të vijojnë të jenë në formë të mirë”, deklaroi trajneri portugez.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...