Formula 1

Binotto: Besojmë te Vettel, po diskutojmë për rinovimin e kontratës

Pavarësisht zërave për bisedime të fshehta me kampionin e botës Lewis Hamilton, te Ferrari nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga piloti gjerman Sebastian Vettel dhe këtë e konfirmon shefi i skuadrës Mattia Binotto.

Në një intervistë për mediat italiane, ai tha se shumë shpejt do të ulen me gjermanin Vettel për të diskutuar për të ardhmen dhe për t’i ofruar një kontratë të re, që do t’i mbante palët të lidhura me njëra-tjetrën edhe për disa vite të tjera.

“Do të ulemi me Vettel, me nga një gotë verë të kuqe përpara dhe do të diskutojmë me detaje të ardhmen e tij te Ferrari. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për shumë vite të tjera, ndaj besoj se jemi në rrugën e duhur, por gjithçka është në dorën e Vettel”, deklaroi Binotto.

Piloti gjerman vuajti jo pak sezonin e fundit, ku shpesh herë u tregua më i ngadaltë sesa shoku i tij i skuadrës, debutuesi Charlse Leclerc, por Binotto zbulon se makina e re i përshtatët më shumë mënyrës se si vettel piloton.

“Provat e para në Barcelonë na treguan se makina e re i përshtatet shumë mënyrës së pilotimit nga Vettel, ndaj kemi besim se këtë vit do të bëjë një sezon shumë të mirë. Kemi besim te të dy pilotët tanë, që do kanë punuar maksimalisht dhe do të dinë të nxjerrin më të mirën nga makina”, tha Binotto.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency