Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Birçe: Keqardhje që nuk fituam; Situata te Flamurtari, pranë zgjidhjes

Luan Birçe ishte trajneri i komanduar te Flamurtari për ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut, ndërsa në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai u shpreh i këqardhur për mungesën e fitores dhe premtoi se shpejt do vijë zgjidhja për vlonjatët.

Debutim i hidhur sepse nuk arritët në fitore…
E vërtetë, bëmë gjithçka për të fituar, krijuam raste, por nuk ia dolëm. U shprehëm gjatë javës për të arritur fitore me Skënderbeun dhe luajtëm mirë, dhamë gjithçka. E hidhur prej mungesës së pikëve, por jo edhe aq për mënyrën si luajtëm.

Keni përjetuar shumë situata te Flamurtari, ka qenë më keq se kaq ndonjëherë?
Jo, në këtë situatë nuk ka qenë kurrë. Kjo dihet, për arsyet e ndryshme, por mendoj se gjërat do rregullohen shumë shpejt.

Jeni vazhdimisht pranë klubit. Kur është momenti që do vijë pika e kthesës?
Është premtuar së shpejti, nuk do vonojë. Ka pasur një ngërç ligjor, mes bashkisë dhe presidencës, sepse presidenti ka dashur të bëjë gjithçka nga llogaria e tij. Para pak ditësh morëm njoftimin se çështja do zgjidhet. Besoj se nuk do vonojë shumë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...