Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bisedime intensive mes palëve, Bayerni përgatit rikthimin e madh

Arjen Robben u tërhoq nga futbolli në verën e vitit 2021. Holandezi “fluturues” luajti me klube si Bayern Munchen, Real Madrid, Chelsea, PSV dhe Groningen, ndërkohë që veshi 96 herë fanellën e kombëtares tulipane (37 gola).

Periudhën më të artë të karrierës i kaloi në Gjermani me Bayernin, ekip ku u kthye në legjendë duke fituar 20 trofe gjatë dhjetë viteve që luajti në Bavari. Shtypi gjerman shkruan se 38-vjeçari pritet të rikthehet në “Allianz Arena”.

Ish-sulmuesi anësor është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e rekordmenëve të futbollit gjerman, të cilët janë gati t’i ofrojnë një post drejtuesi në sektorin menaxherial për të shfrytëzuar përvojën që ai ka grumbulluar.

Akoma nuk dihet me saktësi posti që do të marrë Robben, ndërkohë që te Bayerni kanë dëshirë të rikthejnë në fund të sezonit në klub edhe Franck Ribery, i cili njoftoi mbylljen e karrierës si futbollist dhe kalimin tek stafi teknik i trajnerit Nicola te Salernitana.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....