Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Bisedimet në fazë të avancuar, Arsenal “blindon” yllin e skuadrës

Drejtuesit e Arsenal e njohin mirë potencialin e Gabriel Martinellit dhe nuk kanë ndërmend ta humbasin brazilianin teksa palët janë në bisedime të avancuara për të rinovuar kontratën e sulmuesit anësor që përfundon në vitin 2024.

21-vjeçari është rritur ndjeshëm në performancat e tij përgjatë vitit të fundit dhe tashmë është shndërruar në një element kyç për organikën e trajnerit Mikel Arteta. Aktualisht, sulmuesi përfiton 70.000 paund në javë, por pritet që me rinovimin e kontratës, Martinelli të përfitojë 200.000 paund në javë dhe automatikisht do të shndërrohej në një prej lojtarëve më të mirëpaguar në rradhët e “topçinjve”.

Deri më tani, Martinelli regjistron pesë gola dhe dy asiste me fanellën e Arsenal në Premier League ndërsa pritet të marrë më shumë përgjegjësi edhe pas dëmtimit të Gabriel Jesus. Martinelli është pjesë e Arsenal prej vitit 2019, kohë kur londinezët e transferuan nga klubi brazilian i Ituanos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...