Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Bisedova me Uzunin, pse zgjodha Hungarinë”, sulmuesi shqiptar largohet nga Legia

Lirim Kastrati është larguar nga Legia e Varshavës. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës (17 ndeshje dhe 1 gol me dardanët) ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin hungarez të MOL Fehervar.

23-vjeçari u ble verën e kaluar nga klubi polak, që pagoi 1.3 milionë euro te Dinamo e Zagrebit, por Kastrati e mbylli aventurën me Legian me vetëm dy gola të shënuar.

Sulmuesi i djathtë është gati për të nisur aventurën e re, teksa shpjegoi pse zgjodhi hungarezët e MOL Fehervar. “Disa klube më kontaktuan gjatë verës, por MOL ishte alternativa më e mirë.

Unë fola me drejtorin sportiv Istvan Salloi dhe trajnerin Michael Boris, të dy donin që unë të transferohesha në Szekesfehervar. Ndjenja e besimit është një nga gjërat më të rëndësishme për një futbollist. Bisedova edhe me ish-shokun e skuadrës Myrto Uzuni, i cili më foli për futbollin hungarez dhe ekipin.

Kalimi këtu është një mundësi e mirë për mua të tregoj vlerat e mia dhe të rikthehem në përfaqësuese. Kam besim se do të ndihmoj ekipin me paraqitje të mirë, gola dhe asiste”, deklaroi Kastrati, për të cilin kishte interesim edhe nga AEK-u i Athinës, Rijeka dhe Racing Santander.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...