Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Bisha” Mbappe “i ul kokën” Messit, Liverpooli shumë i fortë për Leipzigun

Barcelona, praktikisht jashtë Champions League-s që në fazën e 1\8-ave. “Blaugranat” zhgënjyen në sfidën e parë të këtij raundi përballë PSG-në, në “Camp Nou”, ku u mposhtën thellë 1-4. Një dështim i rëndë ky për një ekip që është kualifikuar në çerekfinale në 13 edicionet e fundit të këtij kompeticionit. Goli i shënuar nga Lionel Messi me 11-metërs në minutën e 27-të (penalltia u fitua nga de Jong) ishte thjesht një shkëndijë e rremë, pasi parizienët barazuan shumë shpejt me Mbappenë, pas një aksioni perfekt.

Sapo nisi fraksioni i dytë talenti francez realizoi golin e 1-3, për të ardhur më pas te finalizimi i Moise Kean. Por makthi për katalanët nuk kishte përfunduar, pasi Mbappe shënoi të tretin personal pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke marrë në shtëpi topin e ndeshjes. Zhgënjim për Messin me shokë, që vështirë që do të mund të përmbysin këtë humbje të thellë në “Parc des Princes”.

Shumë pranë kualifikimit në çerekfinale edhe Liverpooli, që fitoi 0-2 në takimin e parë përballë Leipzigut. Për “The Reds” shënuan dy sulmuesit kryesorë, Salah dhe Mane respektivisht në minutat 53’ dhe 58’.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...