Kategoria Superiore

Bitri në “Zona Gol”: Besojmë te cilësitë e grupit, Teuta rivali më i fortë

Mbrojtësi i Partizanit Eneo Bitri ishte i ftuar në emisionin ‘Gfol pas Goli” të gazetarit Glend Tafaj, ku foli për paraqitjen me fanellën e të kuqve këtë sezon dhe evidentoi Teutën si rivalen kryesore për titullin.

Keni fituar besimin e Dajës dhe jeni shndërruar në titullar këtë sezon…
Kam bërë një kampionat të mirë vjet dhe e kam merituar të jem titullar këtë vit. Mendoj se edhe Bastoni te Interi ka bërë të njëjtën gjë pasi Conte i dha besim atij dhe ai po e tregon veten.

Sa i kënaqur jeni me ndeshjen dhe sidomos fitoren ndaj Bylisit?
Nuk ishte një fitore e thjesht pasi lojtarët e Bylisit na markonin një kundër një dhe ishte e vështirë të dilje. Ndodhi një gabim sot dhe shyqyr që Albani e priti. Ishte një pasim për Hakajn, por e gabova

Para kësaj fitoreje skuadra dukej në një ngërç psikologjik…
Kemi pasur një ngërç të vogël dhe as vetë nuk e kuptuam si ndodhnin këto situata. Besoj se me këtë ndeshje që kemi bërë sot do të jemi afër me objektivin që kemi.

A keni besuar se Partizani do të garojë për titull këtë sezon?
Ne brenda ekipit besonim pasi e dimë cilësitë që kemi. Mendoj se dublimet kanë qenë më shumë në qendër pasi nga krahët nuk kemi pasur shumë alternativa. Na ndihmuar edhe pjesa që nuk kemi marrë shumë kartonë. Besonim se do të ishim këtu ku jemi pasi i dimë cilësitë dhe kemi një trajner si Ilir Daja që na ka rritur më shumë cilësitë tona.

Cilën skuadër shihni si rivalin më të vështirë?
Personalisht unë e kam thënë që Teuta është skuadra e vetme që mund të na hap shumë probleme pasi ka shumë lojtarë me eksperiencë. Objektivi im është të dalim kampion me Partizanin. Më përfundon kontrata në fund të sezonit dhe do flasim me klubin pasi dëshira ime është të qëndroj te Partizani, ndërsa jashtë është një plus i madh

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency