Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

BKT Superliga/ Ballkani bën detyrën ndaj Llapit, Drita “tronditet” nga Drenica

Këtë të dielë është mbyllur java e 23-të e BKT Superiore, ndërsa janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të këtij raundi.

Drenica ka mundur Dritën me rezultatin 2-1, me golat që për vendasit u realizuan Gashi në minutën e 7’ dhe Uka në minutën e 45+1, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe bëri që fraksioni i parë të mbyllej me rezultatin 2-0. Teksa në minutën e parë të pjesës së dytë, Simonovski shënoi për Dritën, megjithatë 3 pikët nga ky takim i siguroi Drenica. Pas kësaj sfide, Drenica renditet në vend të pestë me 31 pikë, teksa Drita mban pozicionin e tretë me 41 pikë.

Takimi mes Gjilanit dhe Ulpinës është mbyllur me rezultatin 2-0, me vendasit që bënë detyrën. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur pa gola, me rezultatin që është zhbllokuar në minutën e 54’ nga Progni, ndërsa Kelmendi dyfishoi rezultatin në minutën e 75’. Pas ndeshjes së raundit të 23-të Gjilani qëndron i dyti në renditje me 46 pikë, teksa Ulpiana renditet në vend të nëntë me 22 pikë.

Ballkani i Ilir Dajës ka bërë detyrën ndaj Llapit, ndaj të cilit ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i kësaj sfide është realizuar nga Krasniqi në minutën e 73’, i cili i dha kështu tre pikë shumë të vlefshme ekipit të tij. Pas ndeshjes së 23-të Ballkani kryeson BKT Superligën me 48 pikë, teksa Llapi renditet i katërti me 39 pikë.

Renditja e BKT Superligës: 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...