Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

BKT Superliga/ Llapi bën detyrën në Podujevë, Malisheva thyen kampionët

Bie Prishtina, fiton Llapi në Superligën e Kosovës. Kampionët në fuqi u mposhtën 2-1 në Malishevë. Të tre golat u realizuan në çerekorëshin e fundit të ndeshjes. Mërgim Pefqeli dhe Ilir Mustafa shënuan golat për vendasit, ndërsa Besnik Krasniqi gjeti golin e nderit për bardhekaltrit në minutat shtesë.

Tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë të Malishevës, teksa ekipi kryeqytetas mbetet forcë e pestë e kampionatit dardan. Llapi vijoi formën e mirë që pati edhe në fundin e vitit të kaluar.

Skuadra nga Podujeva, që siguroi në mesjavë edhe kualifikimin në çerekfinalet e Kupës, fitoi 2-0 kundër Ulpianës. Alban Shillova kaloi vendasit në avantazh në minutat e para të pjesës së dytë, teksa suksesi i Llapit u vulos nga një autogol i Ulpianës.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Llapin në kuotën e 32 pikëve, pesë më pak se Drita kryesuese. Ulpiana ndan vendin e parafundit me Dukagjinin.

BKT Superliga, Kosovë
Malisheva-Prishtina 2-1
Llapi-Ulpiana 2-0

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...