Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Bledar Devolli rikthehet te Drenica në Kosovë

Bledar Devolli rikthehet tek Drenica. Trajneri 45-vjeçar do të marrë për herë të dytë drejtimin e skuadrës kosovare pasi klubi nga Skënderaj shkarkoi Bekim Shotanin.

Fatale për 48-vjeçarin ka rezultuar humbja ndaj Gjilanit, pas së cilës nuk kishte më kthim mbrapa dhe drejtuesit menduan që një ndryshim në pankinë është zgjidhja më e mirë për secilën palë.

Drenica nuk ka përjetuar një formë aspak të mirë këtë sezon, teksa renditet në vendin e fundit pas 22 javësh të luajtura me vetëm 20 pikë.

Në këtë hark ndeshjesh, Drenica ka regjistruar vetëm pesë fitore dhe nën drejtimin e një fytyrë e njohur do të shpresojnë të shmangin rënien.

Devolli ishte në krye të skuadrës kosovare nga tetori i 2020 deri në mars të 2021, ku e udhëhoqi ekipin për vetëm 11 ndeshje.

Lexo edhe:

Eksperienca e fundit menaxheriale për 45-vjeçarin ishte me Turbinën në Kategorinë e Parë, por aventura e tij me klubin cërrikas u ndërpre në Janarin e këtij viti.

Ndërsa për shtatë ndeshje në edicionin e kaluar, Devolli mbajti dhe stolin e Dinamos në Abissnet Superiore ndërsa u zëvëndësua më pas nga Roberto Vanoli.

Pauza e Devollit larg futbollit nuk është e gjatë dhe tashmë në krye të Drenicës do të tentojë të bëjë një mrekulli dhe të arrijë qëllimin për t’i mbajtur në elitën e futbollit kosovar.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...