Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bledi Shkëmbi: Kam besim, do të vijnë golat për Teutën

Shumë dëshirë për ta filluar me fitore, por u rrezikuat shumë…

E nisëm shumë mirë, pastaj në mesi i pjesës së parë filluam të çedonim. Patëm dy-tre momente në çdo pjesë kur kundërshtari mund të na godiste. Patëm edhe ne raste të pastra. Jam i kënaqur me dëshirën që shfaqën futbollistët, por për mënyrën e të luajturit kemi shumë për të bërë. Nuk do ta pranoja këtë mënyrë loje në javën e 7-të.

Shumë raste të humbura, ndoshta keni nevojë për një sulmues goli?

Raste në këtë fillim sezoni humbin të gjithë, edhe më të mirët në botë. Jam i bindur që sulmuesit e mi nga ndeshja në ndeshje do të shënojnë.

A u frikësuat se do të ndëshkoheshit nga ligji i pashkruar, nëse nuk shënon, ndëshkohesh?

Në disa momente më shkoi mendja se mund të pësonim. E dija që do të vuanim në pjesë e dytë, sepse disa lojtarë nuk kanë gjendjen e duhur fizike. Për fat të mirë, kundërshtari nuk arriti të shënonte. E di shumë mirë që futbolli ka dhe fatin, ose të ngre lart ose të ul poshtë. Gjendja fizike e Bicajt dhe Osmanit na sollën disa probleme në vendosje, skuadra në ndonjë rast nuk ishte në ekuilibër. Ndoshta gabimet erdhën edhe nga dëshira e madhe për ta fituar takimin. Jemi munduar që të mos kishin presion futbollistët.

Mungesa e saktësisë tregon mungesë cilësie të futbollistëve apo ka diçka tjetër?

Kur mbaroi ndeshja, mendova që kam edhe unë përgjegjësi, ndoshta nuk kemi punuar aq sa duhet para portës për të shënuar këta gola që duken të thjeshtë, por janë shumë të vështirë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...