Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Blerja e Dortmundit ngec në testet mjekësore, transferimi i sulmuesit drejt dështimit?

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që vendosi të paguante menjëherë klauzolën prej 18 milionë eurosh.

Gjithçka dukej se po shkonte në drejtimin e duhur, me lojtarin që kishte mbërritur në qytet gati për të ndërmarrë hapat përfundimtarë formalë përpara se të nënshkruante, por rezultatet e ekzaminimeve mjekësore nuk ishin aq sa pritej dhe tani marrëveshja është drejt dështimit.

“Gjatë ekzaminimeve mjekësore të Serhou Guirassy, ​​u zbulua një çështje që kërkon sqarime të mëtejshme”.

Lexo edhe:

Ndërkaq, problemi i shfaqur gjatë ekzaminimeve mjekësore nuk duket se e rrezikon suksesin e operacionit. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, Borussia Dortmund është ende e bindur se do të transferojë sulmuesin, por për të marrë masat paraprake do të planifikojë teste të reja dhe të thelluara mjekësore.

Guirassy, ​​në fakt, u dëmtua në ndeshjen e fundit të luajtur me kombëtaren e tij, Guine, ndaj Mozambikut. Prandaj do të nevojiten teste të mëtejshme për të sqaruar shkallën e këtij problemi fizik.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....