Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Blerja më e shtrenjtë në histori, Atalanta bën goditjen e madhe në sulm

Manchester United ka piketuar Rasmus Hojlund si përforcimin e duhur për majën e ofensivës, ndërkohë që edhe 20-vjeçari danez dëshiron me çdo kusht transferimin në “Old Trafford”.

Por, Atalanta nuk e lëshon lehtë dhe kërkon minimalisht 70 mln euro për ta lënë të lirë. Klubi italian e bleu verën e vitit të kaluar për 18 mln euro nga austriakët e Sturm Graz.

Hojlund pati një impakt pozitiv në Serie A. Dhe sezonin e parë me ekipin bergamask e mbylli me 10 gola. Ndërkohë, drejtuesit e klubit italian kanë gjetur në La Liga pasardhësin e sulmuesit nordik.

Dhe bëhet fjalë për El Bilal Toure, sulmuesin e Almerias dhe kombëtares së Malit. 21-vjeçari bëri shumë mirë në sezonin e parë në Spanjë, duke shënuar 7 gola në kampionat, teksa regjistroi edhe 2 asiste.

Lexo edhe:

Drejtuesit e Atalantës kanë arritur marrëveshjen me homologët e Almerias për blerjen e menjëhershme të lojtarit afrikan për shumë 27 milionë euro + 3 të tjera në formë bonusesh.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi. Me El Bilal Toure që do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit zikaltër. Në garë ishte edhe Evertoni, por sulmuesi i talentuar zgjodhi transferimin tek Atalanta.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...