Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Blerje e shkëlqyer, Lisandro Martinez zbulimi i United”

Lisandro Martinez është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester United në këtë sezon. Mbrojtësi argjentinas erdhi në verë në “Old Trafford” pas një aventure tek Ajax. Deri më tani ka qenë vendimtar në ecurinë pozitive të United.

25-vjeçari ka triumfuar mbi zërat e kritikëve në fillim të edicionit, ndërsa ka formuar një partneritet mjaft solid me Raphael Varane në qendër të mbrojtjes.

Nemanja Vidic, pjesë e një prej partneriteteve më të mirë defensivë në historinë e United bashkë me Rio Ferdinand, ka dhënë verdiktin mbi numrin e ri 6-të të klubit.

Lisandro erdhi vetëm para 6 muajsh dhe ka rezultuar një zbulim. Ai i ka sjellë energji skuadrës dhe i pëlqen shumë të mbrojë. Duket sikur po e shijon futbollin në Angli. United ka bërë një blerje të shkëlqyer.

Jam shumë i kënaqur me rendimentin e tij, pasi kishte dilema nëse ai mund të luante në Premier League. Mund të them që skuadrës i mungonte një mbrojtës si Martinez, së bashku me grintën dhe mentalitetin fitues që ai sjell.

Varane është një lojtar me shumë eksperiencë, ka probleme me dëmtimet e shpeshta por besoj se tani ka gjetur vazhdimësinë. Sa më shumë që Martinez dhe Varane të luajnë bashkë, aq më të fortë do të bëhen“.

Për momentin, Manchester United mban vendin e 3-të në Premier League. Skuadra e Ten Hag është në rrugën e duhur të sigurimit të objektivit të zonës Champions.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” kanë dhe mundësinë ideale për t’i dhënë fund pritjes pesë vjeçare për një trofe në finalen e Carabao Cup ndaj Newcastle që do të luhet më 26 shkurt.

Lajme të tjera

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...