Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Blerje e shkëlqyer”, Tuchel elozhe për Koulibaly: Lojtari që po kërkonim

Thomas Tuchel është shumë i gëzuar për blerjen e Kalidou Koulibaly. Chelsea do të paguajë rreth 40 milionë euro te Napoli, ndërkohë që kapiteni i Senegalit ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me pagë 10 milionë euro neto në sezon.

31-vjeçari do të përforcojë një repart që është dobësuar pas largimeve të Tono Rudiger (Real Madrid) dhe Andreas Christensen (Barcelona). Gjatë komentit të tij për Koulibaly, Tuchel tregon edhe pikat më të forta të qendërmbrojtësit afrikan.

Jam shumë i lumtur që ai ka nënshkruar dhe tashmë i është bashkuar grupit tonë. Koulibaly është një blerje e shkëlqyer, ai është njeriu që po kërkonim për të përforcuar mbrojtjen.

Bëhet fjalë për një futbollist me personalitet të madh, i cili ka një përvojë të madhe. Nga këndvështrimi ynë, Koulibaly është një vlerë e shtuar për ekipin”, deklaroi trajneri gjerman i skuadrës londineze.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...