Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Blerjet” e Sylvinhos, Asani dhe Daku shpërblejnë brazilianin

Jasir Asani dhe Mirlind Daku ishin dy lojtarët që vendosën fatin e ndeshjes me Poloninë në Tiranë dhe i dhanë Kombëtares pikët e plota. Asani dhe Daku kanë veshur për të parën herë fanellën kuqezi në këtë edicion kualifikuesesh, me trajnerin Sylvinho që u bëri vend në skuadër, pavarësisht se nuk bëhej fjalë për djem me moshë fare të re.

Asani, i lindur në Shkup është 28 vjeç, ndërkohë që Daku nga Gjilani, në ditën e parë të vitit të ardhshëm do të mbushë 26 vjeç.

Dy “blerje” të Sylvinhos që e kanë shpërblyer më së miri besimin e trajnerit të Kombëtares. Asani është treguar fenomenal me 2 supergola e dy asist, ndërkohë që Daku në premierën e tij para tifozëve në “Air Albania” arriti që të shënonte menjëherë sapo u aktivizua në fushën e lojës.

Lexo edhe:

Dy baste të fituara për Sylvinhon, i cili po merr frytet e punës së tij, teksa pas 5 ndeshjes ka arritur që të marrë 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Një rrugëtim që deri në këtë pikë ka shkuar mjaft mirë, ndonëse ende asgjë s’ka mbaruar, kjo skuadër ngroh dhe jep besim për të ardhmen.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...