Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Blerjet funksionojnë, Vllaznia me besim drejt Gjirokastrës

Nuk ka kohë për vetëkënaqësi te Vllaznia, dy fitoret radhazi ndaj Lushnjës dhe Teutës kanë ndryshuar humorin në kampin shkodran, ku vëmendja shkon menjëherë te përballja e kësaj të shtune me Luftëtarin, një ndër skuadrat më në formë të momentit dhe me elementë cilësorë që bëjnë diferencën. Gjithsesi, te Vllaznia nisen me bindjen se i kanë të gjitha mundësitë për një rezultat pozitiv, jo vetëm nga fakti se bilanci sezonal shikon superiorë kuqeblutë me një fitore në Shkodër dhe një barazim në Gjirokastër, por edhe për vetë formën e skuadrës ku ka nisur të ndihet dukshëm kontributi i përforcimeve të dimrit. Blerjet e janarit u panë me skepticizëm pas ndeshjes së parë me Kukësin dhe Skënderbeun, por Gjoka kërkoi kohë dhe duket se koha i ka dhënë të drejtë. Berisha dhe Malota po funksionojnë në mbrojtje, ndaj Teutës Mersini fitoi goxha kuota, duke arritur të ndalë një ndër lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës bregdetare, pikërisht Arbër Çyrbjan, ndërkohë që mjaft interesant është fakti se në pak ndeshje kanë shënuar shumica e të ardhurve të rinj në skuadër, duke nisur nga Berisha në ndeshjen e humbur me Skënderbeun, më pas dy golat e Xhevahir Sukajt siguruan fitoren ndaj Lushnjës, ndërsa ndaj Teutës shënoi edhe Renato Malota. Janë të gjitha sinjale shprese në një skuadër ku e kanë të qartë se misioni mbetet i vështirë, për ta realizuar Vllaznisë i duhet pak qetësi dhe shumë besim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...