Vladimir Petkovic mund të drejtojë Milanin sezonin e ardhshëm. Lajmi që turbullon edhe më shumë ambientin kuqezi vjen nga mediat zvicërane, më konkretisht nga “Blick”, që thekson se trajneri serb është në krye të listës së kandidaturave për zëvendësimin e Montellës.
Gjithsesi, bëhet fjalë vetëm për një dëshirë të “kuqezinjve”, sepse e ardhmja e Petkovic do të varet nga ecuria e Zvicrës në play off. Në rast dështimi, pritet të largohet nga drejtimi i përfaqësueses “helvete”.
Petkovic e drejton Zvicrën që nga viti 2014 dhe ka kontratë me federatën zvicërane deri në 2019-ën.