Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Blini sulmuesin e Interit”, legjenda e United: Ideali për Ten Hag

Paul Scholes, një nga mesfushorët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli anglez, mbetet shumë i lidhur me Manchester United. Ai kaloi gjithë karrierën në “Old Trafford”, duke mos veshur asnjë fanellë tjetër.

Në një prononcim për BT Sports, 48-vjeçari dha një koment mbi merkaton e ardhshme të United. Victor Osimhen është objektivi i madh për sulmin, por Scholes preferon një tjetër.

Unë mendoj se Osimhen është një lojtar i madh, por ai do të ishte më shumë i përshtatshëm për Chelsea. Lautaro Martinez do të ishte ideali për stilin e lojës së Ten Hag tek United.

LEXO EDHE:

Nuk kam parë shumë ndeshje të Osimhen, por më ngjason me Droga”, deklaroi Scholes, duke iu referuar legjendës afrikane të “Bluve të Londrës”.

Merkato e verës pritet të jetë më e zjarrtë se kurrë. Milionat te kubet e Premier League nuk janë aspak problem dhe drejtuesit kanë piketuar përforcimet për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...