Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Boca-River, një Superclasico që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës!

Superclasico i Copa Libertadores Boca Juniors-River Plate dhuroi një spektakël futbolli të magjishëm me emocione te veçanta që vibruan për të gjithë audiencën. Një ditë pas raundit të parë të këtij derbi historik të Amerikës së Jugut tashmë spektakli për tifozët europianë është kthyer në një frut të ndaluar. Analizat dhe lëvdatat e të përditshmeve sportive në të gjithë botën flasin për atë cunami emotiv që shkaktoi një sfidë e tillë jo vetëm në fushë por dhe në shkallët e stadiumit e përtej ekranit, një përballje e aftë të shkëpuste duartrokitjet e të gjithë botës edhe atyre që e ndiqnin nga përtej ekranit.

Në analizën e një eventi sportiv të këtyre përmasave Argjentina është ajo që gëzon së shumti, me pritshmëritë e vendit të tangos që tashmë janë rritur ndjeshëm. Barazimi i ndalesës së parë mund të quhet pa frikë historik ndërkohë që tashmë pritet me padurim raundi i dytë i duelit mitik që do të ngjisë në fronin e Amerikës Latine fituesit, gjatë një të diele të mbushur me evente sportive në Europë mes të cilëve derbi i Manchesterit dhe sfida e San Siros mes Milanit dhe Juves, Superclasico gjeti hapsirën  e merituar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u fol për jehonën e sfidës që u tranamtua ne Supersport. Pas Buenos Airesit tashmë Tevez është kthyer në simbolin e dinamikës që përcolli derbi i Argjentinës, me Carlos Tevez që pas barazimit me tone të larta karikonte shokët e skuadrës duke u kthyer ne spotin më të mirë gratis për takimin  e rradhës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...