Kategoria Superiore

Bojkoti në Superiore tërheq vëmendjen e gazetës torineze “Tuttosport” (Foto)

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë. Media prestigjoze italiane, Tuttosport, sot ka publikuar një artikull të plotë ku pasqyrohet në detaje situata e krijuar pas bojkotit të kampionatit.

Me një titull të fortë, “Kaos në Shqipëri, futbolli në grevë kundër Qeverisë”, Tuttosport ka dashur të informojë opinionin publik italian mbi atë që po ndodh sot në futbollin shqiptar.

Më poshtë artikulli i plotë i Tuttosport:

Kaos në Shqipëri!
Futbolli në grevë kundër Qeverisë. 9 Presidentë nga 10 bojkotojnë kampionatin

Një bojkot total, ai që është duke u kryer nga Presidentët e Super Ligës shqiptare, ekuivalentja e Serie A italiane, të cilët kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin në shenjë proteste kundër Qeverisë që nuk ka aprovuar një ligj sporti i cili të jetë në gjëndje të kënaqë kërkesat e klubeve dhe mbi të gjitha, të mbajë premtimet e vetë qeverisë të cilat janë shprehur nga Kryeministri në marsin e vitit të shkuar: deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati.

Gjithçka ka nisur pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimin e parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016. Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikime në ligje me natyrë financiare dhe fiskale. Këto kërkesa i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje. Ndër kërkesat e tyre kryesore janë miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite.

Në marsin e vitit 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama, sëbashku me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, në një tryezë me Federatën dhe drejtuesit e klubeve premtuan që brenda 100 ditëve të gjithë kërkesat do të miratoheshin në Parliament, i cili përbëhet nga një mazhorancë socialiste dhe qeverisëse. Por nga ai moment nuk ka ardhur asnjë përgjigje, deri në pikën që në fillim të muajit gusht 9 nga 10 presidentët e klubeve shqiptare (në fillim mungoi firma e Presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, që firmosi një ditë më vonë) të bojkotojnë fillimin e sezonit të ri.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur keqardhjen e tij për bojkotin e kampionatit, por ka përsëritur se kërkesat e klubeve janë të drejta dhe janë çuar përpara për të ndihmuar zhvillimin e futbollit. Nuk është një rastësi që UEFA nuk ka ndikuar te Federata e cila, e mbështetur nga opinionin publik shqiptar, pret përgjigjen dhe reflektimin e qeverisë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency