Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Bojkotoni Kupën e Botës në Katar”, tifozët e Dortmund mesazh të drejtëpërdrejtë!

Starti i Kupës së Botës në Katar është vetëm pak javë larg ndërsa me siguri, ky i vitit 2022 do të jetë një nga eventet më kontroverse të Botërorit. Janë të shumtë ata që e kritikuan vendimin për ta zhvilluar Kupën e Botës në një vend pa traditë në futboll, ndërsa zërat kundër u shtuan edhe më shumë në momentin kur nga Katari vinin lajme se çdo ditë vdisnin punëtorë në përpjekje për të ndërtuar në kohë impiantet sportive.

Pretendimet janë se ata punonin pa kushte sigurie dhe shfrytëzoheshin nga autoritetet në Katar ndërsa ky shtet nga europianët cilësohet si një vend ku shkelen të drejtat e njeriut. Ndaj, në disa raste është përsëritur thirrja përtë bojkotuar Botërorin në Katar ndërsa së fundmi këtë thirrje e kanë përsëritur edhe tifozët e Dortmundit.

Para se të niste ndeshja ndaj Manchester City, në Signal-Iduna Park është hapur një banderolë me pikërisht me mesazhin për të bojkotuar Botërorin. Kujtojmë se pak kohë më parë, Danimarka që ka qenë një nga zërat më të fortë kundër Katarit, prezantoi fanellën e Kupës së Botës, ku binte në sy ajo e treta. E gjitha në të zezë, teksa sponsori zyrtar i danezëve, Hummel, sqaroi se kjo zgjedhje i dedikohej humbjeve të jetës në Katar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...