Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Boksieri meksikan kërcënoi Messin, Fabregas në mbrojtje të argjentinasit

Pas fitores 2-0 ndaj Meksikës, festa ishte e madhe në dhomat e zhveshjes për Argjentinën. Të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni rrezikonin eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Botës, megjithatë Lionel Messi me shokë bën detyrën dhe më pas festuan suksesin. Por, një detaj nga dhoma e zhveshjes së argjentinasve së fundmi është shndërruar në çështje pasi në të shihet Lionel Messi që ka lënë në tokë një fanellë të Meksikës, të cilën e kishte shkëmbyer në përfundim të ndeshjes me një nga kolegët meksikanë.

Kjo foto e qarkulluar në rrjetët sociale, solli reagimin e ashpër të boksierit të famshëm meksikan, Canelo Alvarez që kërcënoi “pleshtin” duke u shprehur se Messi bënte mirë të mos i dilte përpara. Por, në ndihmë të sulmuesit të PSG vjen Cesc Fabregas i cili justifikon atë fanellë meksikane të lënë në tokë.

“Në këtë rast, Alvarez ose nuk njeh personin për të cilin po flet, ose nuk merr vesh fare nga ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes pas një ndeshje. Të gjitha bluzet, edhe ato që veshin vetë lojtarët, në këtë rast të Argjentinës, përfundojnë në tokë dhe më pas dërgohen për t’u larë. Sidomos kur flasim për një rast si ai në Botëror, ku Argjentina mori një fitore shumë të rëndësishme dhe vëmendja sigurisht nuk ishte te fanellat”, shprehet Fabregas që Messin e njeh mirë pas viteve së bashku te Barcelona.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....