Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Boll me PSG-në, tifozët nuk të duan! Neymar, ik tek Arsenali”

Ish-sulmuesi brazilian, Julio Baptista, i cili u tërhoq nga futbolli katër vite më parë pasi kishte luajtur me skuadra si Real Madrid, Arsenal, Roma dhe Sevilla, ka një këshillë për Neymarin.

41-vjeçari i sugjeron bashkëpatriotit të tij të largohet nga Paris Saint Germain, skuadër me të cilën luan prej vitit 2017. Duke theksuar se sulmuesi i kombëtares braziliane duhet të transferohet tek Arsenali.

Unë mendoj se Neymar është rehat te PSG-ja, por ndoshta lëvizja më e mirë për të do të ishte krijimi i një atmosfere të re në një klub të ri. Që do e mbështeste dhe do i dhuronte besimin që i nevojitet.

Lexo edhe:

Ai nuk e ka këtë te PSG-ja. Tifozët nuk e pëlqejnë dhe ndoshta ka ardhur koha që Neymari të vazhdojë përpara dhe të provojë diçka ndryshe.

Pse të mos shkojë tek Arsenali? Është një nga klubet më të mira në Europë. Të gjithë e dimë se në 8 vitet e fundit apo më shumë, ata nuk kanë dhënë më të mirën.

Dhe nuk kanë qenë shumë konkurrues. Mendoj se do të ishte mirë për të dy palët: Neymarin dhe Arsenalin”, deklaroi ish-mesfushori ofensiv.

Autor i 47 ndeshjeve dhe 5 golave me kombëtaren Seleçao. Baptista ishte pjesë e skuadrës londineze në sezonin 2006/2007.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...