Philippo Inzaghi ka shpëtuar vendin e tij të punës në pankinën e Bolognës, pasi arriti të fitojë me skuadrën në ndeshjen përballë Crotones, të vlefshme për Kupën e Italisë.
Emilianët triumfuan me rezultatin e thellë 3-0, në një sfidë ku protagonist ishte Orsolini me dy gola të shënuar, mes të cilëve shënoi edhe Falcinelli.
Bologna vinte pas një humbjeje të thellë 4-1 në transfertën ndaj Sampdorias dhe pankina e Inzahit ishte lëkundur, por kjo fitore në Kupë shpëtoi vendin e punës të ish milanistit, ndërsa për emilianët solli si kundërshtar Juventusin në turin tjetër.