Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Bologna nuk humbet kohë, drejtuesit gati të zyrtarizojnë pasuesin e Thiago Mottas

Bologna gjen pasuesin e Thiago Mottës, zyrtarizohet trajneri i ri

Trajneri Thiago Motta duket i destinuar për të drejtuar Juventusin në sezonin e ardhshëm, me drejtuesit e Bolognas që nuk humbasin kohë, por bëjnë gati pasuesin e 41-vjeçarit. Drejtuesit e kuqebluve do t’i besojnë Vincenzo Italianos, trajnerit që në këto tre vitet e fundit ishte pjesë e Fiorentinës duke i udhëhequr “vjollcët” në dy finale europiane, edhe pse nuk mundi të fitontë në asnjërën prej tyre.

46-vjeçari, është i vlerësuar për stilin modern që aplikon dhe drejtuesit e shohin si personin më të përshtatshëm për organikën e Bolognas që ndër të tjera sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League. Pritet që në orët e ardhshme, palët të kryejnë edhe takimin zyrtar për të vendosur “pika mbi I”.

Lexo edhe: 

Italiano kërkon garanci në merkato, por edhe konfirmin e disa futbollistëve të rëndësishëm në organikën aktuale të Bolognas. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Italiano do të firmosë një kontratë dyvjeçare me opsion shtesë për vitin e tretë ndërsa paga e bazë e 46-vjeçarit do të jetë dy milionë euro në sezon, shifër që shtohet nëpërmjet bonuseve të ndryshme.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...