Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bolt heq dorë edhe nga futbolli, zbulon të ardhmen e tij!

Usain Bolt i thotë lamtumirë sportit. Pasi la atletikën me ëndrrën për t’iu përkushtuar futbollit dhe për tu shndërruar në një futbollist profesionist, xhamajkani ka vendosur të thotë stop edhe nga futbolli. Pas disa provave të ndryshme ku më seriozja ishte ajo te australianët e Central Coast Mariners, rekordmeni i botës në garat e sprintit 100 dhe 200 metra, vendosi të heqë dorë edhe nga mundësia për tu shndërruar në një futbollist profesionist. 32-vjeçari pretendonte një kontratë nga e cila të përfitonte 3 milionë dollarë në sezon por ajo që i ofruan australianët e Mariners nuk e kalonte shifrën e 150 mijë dollarëve në vit. Me Central Coast, Bolt shënoi edhe një gol në një ndeshje miqësore.

Në një intervistë të fundit për “ESPN”, Bolt pranoi se i ka dhënë fund përpjekjeve të tij për të qenë pjesë e futbollit profesionist.

Mund të them se nuk mora vendime të zgjuara. Mund të kisha zgjedhur një mënyrë tjetër për t’u futur në botën e futbollit, por do jetë një mësim për të ardhmen. Ishte një eksperiencë e mirë. E shijova shumën të qenit pjesë e një skuadra. Atletika është krejtësisht ndryshe. Ishte bukur për aq sa zgjati. Tani kam mbyllur punë me sportin dhe do fokusohem në botën e biznesit”, tha Bolt.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...