Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bomba e merkatos: Messi te Interi? Ndoshta!

Marco Tronchetti Provera lëshon bombën e merkatos. Në një intervistë për të përditshmen torineze Tuttosport, administratori i përgjithshëm i Pirellit( sponsorit të Interit mbi fanellë prej pothuajse 2 dekadash) dhe njëkohësisht tifoz i zjarrtë i klubit zikaltër, pyetjes së si mund t’i përgjigjet Interi, Juventusit që gjatë kësaj vere ka transferuar në Torino Cristiano Ronaldon i është përgjigjur shumë thjeshtë: “Duke blerë Lionel Messin”. Një mision i pamundur në dukje por në futboll kurrë nuk thuhet kurrë sepse edhe kalimin i Ronaldos te bardhezinjtë para 1 muaji tingëllonte gjithashtu si një tjetër mision i pamundur. Me intervistë të tijën Tronchetti Provera ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Interit të cilët presin një dhuratë të madhe nga pronarët e tyre kinezë të Suning Group, dhe dëshirojnë që ajo dhuratë të jetë pikërisht ylli argjentinas i Barçës.

Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona por Interi i ka pëlqyer gjithmonë si klub pasi ndër vite ka patur një lidhje të ngushtë me lojtarët argjentinas dhe nuk do të ishte aspak çudi që për t’iu kundërpërgjigjur rivalit të tij të madh CR7-ës të transferohej te zikaltrit në një të ardhme të afër, për të treguar veten dhe të gjitha vlerat e tij në një skuadër që nuk quhet Barcelona dhe një një kampionat si Serie A. “Shpresoj që Suning të zgjidhë sa më shpejtë të gjitha problemet që ka Interi me fair-play financiar dhe të bëjë një goditje të madhe në  merkato dhe unë si tifoz do të dëshiroja padiskutim Messin në ekip”, deklaroi Torchetti Provera për Tuttosport. Lionel Messi te Interi është një dëshirë e vjetër edhe ish presidentit të zikaltërve Massimo Moratti i cili tentoi ta transferonte 5-herë fituesin e Topit të Artë në Milano në sezonet 2008 dhe 2009, por në atë periudhë Messi kurrësesi nuk dëshironte të largohej nga Barcelona, ndërsa tashmë në moshën 31-vjeçare dhe pasi ka fituar gjithçka me blaugranat mund të provojë pse jo një aventurë të re.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...