Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bomber viking për Benfikën, 22-vjeçari firmos deri në vitin 2028

Përforcim në sulm për Benfikën. “Shqiponjat e Lisbonës” kanë zyrtarizuar blerjen e Casper Tengstedt nga Rosenborg për 7 milionë euro, shumë që mund të shkojë në 12 milionë euro me bonuse.

22-vjeçari danez numëron 15 gola në 14 ndeshje të zhvilluara me skuadrën norvegjeze. Qendërsulmuesi nga Danimarka ka firmosur deri në vitin 2028 me rekordmenët e futbollit portugez.

Më pëlqen shumë stili i lojës së Benfikës. Do të përpiqem të ndihmoj skuadrën që të fitojmë kampionatin”, deklaroi Tengstedt pas firmës mbi kontratë.

Benfika kryeson kampionatin me 40 pikë, gjashtë më shumë se Braga. Skuadra e Roger Schmidt garon edhe në Champions League, kompeticion ku do të sfidojë belgët e Club Brugge për një biletë në çerekfinale.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...