La Liga

Bomberi spanjoll largohet nga Levante, firmos me një tjetër klub në La Liga

Levante zbriti në Segunda Division, por jo Roger Marti, që do të vijojë të luajë në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi 31-vjeçar valencian ka firmosur për 4 sezone me skuadrën e Elches dhe është prezantuar zyrtarisht të enjten, duke nisur menjëherë përgatitjet.

Roger Marti e ka nisur karrierën te të rinjtë e Valencias, ndërsa në 2011-ën u transferua në klubin tjetër të qytetit, Levante. Deri në 2016-ën Marti u huazua në disa skuadra të ndryshme, ndërsa 6 sezonet e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e Levantes, duke shënuar plot 69 gola në 216 ndeshje.

Megjithatë rënia e klubit valencian në Segunda Division prishi planet e Roger Martit, që u detyrua të ndërrojë ambient dhe sezonin e ri do të veshë fanellën e Elches.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency