Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bonucci fton skuadrën për darkë: Bashkimi bën fuqinë (Foto)

Milani nuk po kalon aspak një moment të mirë, teksa pas 13 javëve ka marrë 6 fitore, 6 humbje dhe 1 barazim, ndërsa ka vetëm 19 pikë në renditje. Kuqezinjtë janë shumë larg zonës Champions, që përbënte edhe objektivin e tyre primar për këtë sezon dhe humbja me Napolin konfirmoi edhe njëherë se Milani nuk është gati për t’u përballur me skuadrat e kreut.

Pas kësaj situate të krijuar, kapiteni Leonardo Bonucci ka thirrur në një darkë skuadrën, si një përpjekje për të bashkuar më shumë grupin e futbollistëve dhe për të dalë nga kriza e rezultateve. Kapiteni i kuqezinjve ka postuar foton nga darka me shokët e skuadrës, në llogarinë e tij në Twitter dhe e ka shoqëruar me diçiturën “Bashkimi bën fuqinë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...