Serie A

Khedira merr për dore Juven, Bonucci ‘tradhëton” Milanin

Juventusi nuk mund të shpërdoronte mundësinë për të rikuperuar pikë të vlefshme ndaj dy skuadrave kryesuese Napolit dhe Interit që të shtunën barazuan 0-0 mes tyre. Bardhezinjtë edhe pse luajtën me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta pas daljes me të kuq të Mandzukic bombarduan me një breshëri golash Udinesen brenda në “Dacia Arena”. 2-6 ishte rezultati përfundimtar i sfidës me Sami Khediran që ishte protagonist i padiskutueshëm për skuadrën e Allegrit. Mesfushori gjerman realizoi 3 herë në portën e Udineses ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Rugani e Pjanic, pa harruar që barazoi avantazhin provizor të Pericas, Samir me një autogol spektakolar. Ndërkohë golin e barazimit të përkohshëm 2-2 për Udinesen e shënoi kapiteni Danilo. Me këtë fitore Juventusi ruan vendin e 3-t por tashmë ka vetëm 1 pikë më pak se Interi dhe 3 më pak se Napoli i vendit të parë.

Milani harron të fitojë. Kuqezinjtë zhgënjyen sërish këtë herë në kampionat teksa u ndalën në një barazim pa gola nga Genoa brenda në San Siro. Një ndeshje që u kushtëzua nga veprimi i kapitenit Bonucci i cili në mesin e pjesës së parë goditi me brryl Rossin me gjyqtarin Giacomelli që i ndihmuar edhe nga ndërhyrja e VAR-it e ndëshkoi me karton të kuq ish mbrojtësin e Juventusit duke lënë me 10 lojtarë në fushë Milanin. Stoli i Vincenzo Montellës vazhdon të lëkundet, me pozicionin e trajnerit që është në dyshim të madh pas këtij tjetër hapi fals. U rikthye te fitorja Roma që iu fal këmbëve të serbit Kolarov  për të mposhtur 0-1 Torinon në transfertë. Ashtu si në javën e parë ndaj Atalantës edhe këtë herë Kolarov ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte për t’i dhënë tre pikët skuadrës verdhekuqe.  Paraqitje e mirë e Etrit Berishës me portierin e kombëtares shqiptare që nuk pësoi gol në fitoren 1-0 të Atalantës ndaj Bologna-s. Fiorentina kaloi 3-0 Beneventon në transfertë me Gjimshitin e Memushajn që ishin titullarë ndërsa Sassuolo mposhti jashtë fushe 1-0 Spal-in.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency