Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Bonucci zbulon bisedën me shokët te Juventusi: Shqipëria ka më shumë talent dhe eksperiencë!

Kapiteni i Italisë, Leonardo Bonuçi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme miqësore ndaj Shqipërisë në Air Albania. Mbrojtësi i Juventusit theksoi se në krahasim me vitin 2017, Shqipëria tashmë ka më shumë talent dhe eksperiencë ndërsa i pyetur mbi situatën e Cristiano Ronaldos, Bonucci u shpreh se i vjen keq kur lexon lajme të tilla për portugezin.

“Kjo skuadër merr frymë dhe kërkon të tregojë veten, jemi në një periudhë stresuese sa i takon aspektit fizik. Jemi në një periudhë me telashe, jam në kombëtare prej vitesh dhe nuk mbaj mend një shok që të refuzoj kombëtaren dhe të shprehet se nuk ka dëshirë të grumbullohet.

Kthehem në kombëtare me të njëjtën dëshirë si gjithmonë, të jem këtu është një krenari dhe kënaqësi dhe mbetem në dispozicion të shokëve më të rinj apo trajnerit. Mbushem me lumturi të jem këtu, për mua është thelbësore.

Unë do të jem sa herë të jetë nevoja, në lidhje me shokët e Juventusit që janë grumbulluar në Botëror i kam thënë argjentinasve dhe brazilianëve se dua t’i takoj sa më vonë të jetë e mundur. Ata janë favoritë në Botëror.

Nga ndeshjet e vitit 2017, Shqipëria është më e fortë apo më e dobët? “Skuadra shqiptare ka më shumë talent dhe eksperiencë, janë lojtarë që luajnë në Serie A apo në skuadra të tjera shumë të rëndësishme. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë.

Një javë më parë një mik më pyeti si jam pasi po kalonte një periudhë të vështirë për shkak se Italia mungon në Botëror. Është e vërtetë pësuam një zhgënjim, të madh, por duhet të nxjerrim mësim dhe të harrojmë të kaluarën.

Të shohim përpara që të ndërtojmë të ardhmen, kemi Europianin para. Futbolli ashtu si edhe në jetë të jep mundësinë për t’u rinisur., ky është mesazhi që duhet të japim, kjo vjen edhe falë qetësisë që transmeton trajneri. Duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë shumë, kjo është rruga e vetme për të bërë një Europian të madh më pas.

Për Cristianon më vjen keq të lexoj të tilla lajme, nuk mund të flas sepse jam jashtë kësaj teme. Është një person i madh dhe në të tilla kompeticione ai nxjerr më të mirën, ai është një vlerë që ndryshon ndeshjen. Do të bëj tifo për Brazilin dhe Argjentinën pasi kam shok aty”, u shpreh Bonucci.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...