Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Borini para derbit: Jemi Milan dhe luajmë për fitore

Fabio Borini po përgatitet të luajë derbin e tij të parë, me fanelën e Milanit. Pas një aventure aspak të mirë në kampionatin anglez, italiani duket se e ka gjetur veten në skemat e trajnerit Montella, duke luajtur si mesfushor anësor, në rreshtimin 3-5-2. Borini shprehet se ka filluar t’i pëlqejë roli i ri, me të cilin po ambientohet më shpejt sesa parashikohej.

“Roli i ri po më pëlqen dhe po ambientohem. Duhet të vraposh shumë në atë pozicion, por jam stërvitur mirë dhe jam gati të bëj gjithçka, për të qenë në dispozicion të trajnerit dhe ekipit. Derbi i të dielës do të jetë i pari, jo vetëm për mua, por edhe për disa futbollistë të tjerë të skuadrës. Do të luajmë me kokën lart dhe do të kërkojmë fitoren, sepse në fund të fundit, ne jemi Milani”, deklaroi Borini, i cili pritet ta nisë si titullar sfidën e të dielës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...